Nokia Lumia jo aq e mirë për operatorët evropianë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Nokia Lumia jo aq e mirë për operatorët evropianë

Nokia Lumia jo aq e mirë për operatorët evropianë

Written By Edi on Saturday, April 21, 2012 | 5:56 AM


Operatorët mobilë evropianë unanimisht kanë kritikuar serinë e telefonave mobilë Nokia Lumia.
Të gjithë pajtohen që janë të mbivlerësuar për atë që ofrojnë, dhe që për nga funksionet nuk mund të krahasohen me pajisjet me iOS dhe Android.
Si mungesa i shohin mungesën e inovacionit, problemet fillestare me bateri në disa modele, por edhe përkrahjen joadekuate të marketingut të kompanisë (kjo me siguri dhemb më së shumti).
Një menaxher i pozicionuar lartë për shitja të telefonave mobilë Nokia Lumia ka deklaruar: “askush nuk futet në shitore për të kërkuar Windows Phone”, për çka një pjesë të fajit gjithsesi e hedh edhe tek Microsofti.
Për dallim prej SHBA-së, të cilën Microsofti dhe Nokia e kanë ngritur në këmbë me reklamat dhe promovimet e shtrenjta dhe të pashmangshme në vendet publike, BE-ja tani për tani është akoma e mbuluar dobët me marketing.
Ashiqare këto kompani (Microsoft dhe Nokia) kanë si cak në rend të parë tregun e majmë të Amerikës Veriore, që ndoshta është strategji e gabuar pasi që Evropa ishte një fortesë shumëvjeçare e Nokias. Ndërsa evropianët akoma janë më pak të “nxehtë” në specifkime se sa amerikanët. /koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger