MSI GeForce GTX 680 Twin Frozr III OC - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » MSI GeForce GTX 680 Twin Frozr III OC

MSI GeForce GTX 680 Twin Frozr III OC

Written By Edi on Wednesday, April 18, 2012 | 12:49 PM


MSI edhe zyrtarisht ka prezantuar versionin e overclokuar fabrikisht të kartelës grafike GeForce GTX 680. Bëhet fjalë për modelin MSI GeForce GTX 680 Twin Frozr III OC me procesor grafik GK104 (1.536 bërthama CUDA) dhe 2 GB memorie GDDR5 me takt efektiv 6.008 MHz.

Kjo kartelë bazohet në dizajnin referent të PCB-së, ndërsa takti bazik i punës të GPU-së është diç më i  lartë dhe është 1.058 MHz me 1.124 MHz për overclockim automatik (Boost Clock). Përparësia kryesore e kësaj kartele është gjithsesi ftohësi kualitativ Twin Frozr III me dy ventilatorë 80-milimetërsh Propeller Blade dhe pesë gypa përçues të nxehtësisë prej bakri të nikluar me diametër prej 8mm.

Sipas MSI0-së, ftohësi e mban GPU-në nën ngarkesë 22 gradë Celsius më të ftohtë në krahasim me zgjidhjen referente, dhe është madje edhe 10,2 decibelë më e qetë se ajo. Kjo kartelë përkrah aplikacionin MSI Afterburner për ngritjen e takteve të punës, ndërsa dizajni referent i pllakës së stampuar do të thotë edhe furnizim standard me dy konektorë 6-pinësh. Çmimi dhe koha e paraqitjes në shitje nuk dihen akoma. /koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger