Lojërat e kompjuterit largojnë depresionin - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Lojërat e kompjuterit largojnë depresionin

Lojërat e kompjuterit largojnë depresionin

Written By Edi on Saturday, April 21, 2012 | 12:39 AM


Të luash lojëra në kompjuter mund të jetë po aq efektive sa trajtimi ndaj depresionit për të rinjtë që kanë probleme të tilla. Sipas një studimi të ri të publikuar në faqen e British Medical Journal, në vend që të konsultohen ballë për ballë me terapistët adoleshentët duhet të luajnë në kompjuter.

Kjo gjë bën që sindromat e depresionit dhe ankthit të ulen me 35%. Kjo lloj terapie e re sigurisht që është më e lirë dhe më e lehtë për adoleshentët që kanë probleme.
187 të rinj u morën në studim në Zelandën e Re. Të rinjtë u ndanë në dy grupe: grupi i parë u trajtua me psikologë, ndërsa grupi i dytë duke luajtur video-game. Në përfundim të vëzhgimit u vu re se personat më të shumtë që u rehabilituan ishin ata që u trajtuan me lojëra. /infokosova/ kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger