Linus Torvalds merr Çmimin e Teknologjinë e Mileniumit - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Linus Torvalds merr Çmimin e Teknologjinë e Mileniumit

Linus Torvalds merr Çmimin e Teknologjinë e Mileniumit

Written By Edi on Saturday, April 21, 2012 | 1:51 PM






Linus Torvalds, i cili është zhvillues softuerik nga Oregoni, i cili ka krijuar edhe bërthamën e sistemit operativ Linux, ka fituar Çmimin për Teknologjinë e Mileniumit, që ndahet çdo dy vite nga Akademia e Teknologjisë në Finlandë.


“Arritjet e Linus Torvalds kanë pasur një ndikim të shkëlqyer në zhvillimin e softuerit të shpërndarë, rrjetëzimin dhe çiltërsisë së uebit, duke e bërë atë të qasshëm për miliona, nëse jo biliona,” shkroi akademia në një lajmërim.


GNU\Linux është një sistem operativ me burim të hapur i cili është i lirë dhe i hapur për ndryshime. Ai është bërë një përforcues thelbësor i internetit, rrjeteve të tjera të komunikimit dhe sistemeve kompjuterike të ndërmarrjeve.


Torvalds, 42 vjeçar, lëshoi versionin e parë të Linux në vitin 1991, duke qenë në studime postdiplomike në Universitetin e Helsinkit në Finlandë. Ai u shpërngul në Oregon në vitin 2004 dhe e udhëheq zhvillimin e Linuxit nga shtëpia e tij në jug të Portlandit. Torvalds u bë një qytetar amerikan në vitin 2010 dhe tani punon me Fondacionin Linux për të mirëmbajtur dhe reklamuar softuerin.


Akademia e Teknologjisë në Finlandë e shpërbleu me çmimin e Mileniumit hulumtuesin japonez të lëvizjes së qelizave Shinya Yamanka. Akademia për fituesit jep më shumë se 1 milion euro, që pritet të ndahen gjatë ceremonisë që është planifikuar të zhvillohet në qershor./pcworldalbanian/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger