iPhone 5 në qershor? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » iPhone 5 në qershor?

iPhone 5 në qershor?

Written By Edi on Friday, April 6, 2012 | 5:43 AM


Shumë kritika janë bërë në drejtim të kompanisë Foxconn për shkak të kushteve të vështira të punës, por lajmet e dëgjuara kohë më parë se punëtorët në të vërtetë janë të kënaqur me punën dhe se nuk dëshirojnë zvogëlimin e orëve të punës, tregon se Foxconn prapëseprapë është një vend i pëlqyer për punë.

Sa është kjo e saktë, do ta tregoj përgjigja me hapjen e mbi 18.000 vendeve të reja të punës për iPhone 5. Sipas fjalëve të rekrutuare të rinj një Foxconn, iPhone 5 në treg do të paraqitet qysh gjatë muajit qershor.

Gjatë intervistës me të interesuarit në hyrje të fabrikës, në mesin e të cilëve ishte edhe një gazetar, një punëdhënës nga radhët e Foxconn-it ftonte të punësuarit e rinj duke u treguar atyre se do të punojnë në prodhimin e iPhone të ri, i cili në treg pritet të paraqitet gjatë verës.

Duke pasur parasysh se qershori tradicionalisht është koha kur më herët paraqitej iPhone i ri (përveç modelit iPhone 4S) mund të ndodhë që kanë të drejtë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger