20 vjet të Windows 3.1 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » 20 vjet të Windows 3.1

20 vjet të Windows 3.1

Written By Edi on Saturday, April 21, 2012 | 1:24 PM


Edhe pse Windows 3.1 jo vetëm që ishte OS i parë me interfejs grafik në PC dhe kompjuterë në përgjithësi, por ka filluar edhe epokën e cila zgjat akoma dhe është më meritori për rritjen e rrufeshme të Microsoftit si gjigant softverik. Ç’është e vërteta, kjo rritje në kohët e fundit po tejkalohet nga të tjerët, dhe atë në rend të parë Apple, por kjo nuk e zvogëlon rëndësinë e Windows 3.1 – Windowsi i parë vërtet i përdorshëm dhe i popullarizuar, i cili zyrtarisht u paraqit më 6 prill të vitit 1992.

Ishte ky i pari sistem operativ i Microsoftit për PC i cili kishte shfuqizuar kompatibilitetin me “real mode” të procesorëve (8086/8088), të cilin e përkrahnin Windowsët e mëhershëm. Në vend të kësaj, punonte ose në të ashtuquajturin modi “standard”, kompatibil me Intel 80286, përkatësisht modin 386 të cilin e përkrahnin procesorët e Intelit të klasit 80386 dhe ata kompatibilë me ta.

Në PC solli edhe fontet TrueType, të cilat vetëm një vit më parë i kishte shpikur Apple, pastaj Control Panelin, Registry, OLE dhe shumë teknologji të tjera, të cilat edhe sot janë pjesë e Windowsit./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger