Edhe siç ishte paralajmëruar, Microsofti ditë më parë në World Mobile Congress në Barcelonë të Spanjës prezantoi versionin testues të Windows 8 për shfrytëzues.
Customer Preview është version shumë më i përpunuar, dhe ofron një pamje më të mirë në integrimin e interfejsit klasik tastierë/mi dhe interfejsit touch. Gjatë prezantimit disa herë u theksua që Windows 8 nuk do t’i japë përparësi asnjërës mënyrë të manipulimit, sepse që të dyja do të jenë të barabarta.
Risi tjetër e madhe është Windows Store, “shitorja” e aplikacioneve e stilit App Store dhe Android Market. Të gjitha aplikacionet në Windows Store do të jenë gratis deri në publikimin e versionit përfundimtar të Windows 8, kur në të do të përfshihen edhe aplikacionet komerciale.
Dhe në fund, risia e tretë e madhe është versioni ARM i Windowsit, i cili po ashtu u prezantua në WMC. Duket që Windows 8 do të jetë sistem operativ për një numër të madh të pajisjeve. Mund ta downloadoni për ta provuar nga adresa http://windows.microsoft.com/en-US/windows-8/iso

0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !