Sony Xperia P - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Sony Xperia P

Sony Xperia P

Written By Edi on Thursday, March 1, 2012 | 9:55 AM


Sony ka prezantuar Smartphone-in e ri me Android. Bëhet fjalë për modelin Xperia P me ekran 4 inç, i cili është i pajisur me teknologjinë e Sony-t MagicWhite, e cila rrit shikueshmërinë në dritën e diellit. Po ashtu, sipas pohimeve të prodhuesit, ndriçimi në këtë ekran, është dy herë më i madh se te modelet konkurrentë.

Nga specifikat tjera dallohet procesori me dy bërthamë, memorie të integruar prej 16 GB, pastaj kamera me sensorin e Sony-it Exmor R me rezolucion prej 8MP. Sony në mënyrë të posaçme e lavdëron mundësinë e shpejtë të xhirimit dhe fotografimit për vetëm 1 sekondë (nga gjendja standby), ndërsa mundëson edhe xhirimi i videove në rezolucion 1080p.

Ky celular në fillim do të shitet me sistemin operues Android 2.3 Gingerbread, mirëpo, në plan është integrimi edhe i versionit Ice Cream Sandwich. Ky celular është punuar nga alumini, ndërsa në dispozicion do të jetë me 3 ngjyra, derisa shitja do të fillojë nga tremujori i dytë i këtij viti./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger