Rrjeti shoqëror për femra - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Rrjeti shoqëror për femra

Rrjeti shoqëror për femra

Written By Edi on Friday, March 16, 2012 | 3:06 PM

“Pinterest” është momentalisht rrjeti shoqëror që po rritet me shpejtësinë më të madhe. Ky rrjet mundëson organizimin dhe ndarjen (shkëmbimin) e gjërave të mira të cilat i keni gjetur në internet. Në “Pinterest” mund të gjeni ide për dekorimin e shtëpisë apo për modën, planifikimin e martesës, mund të gjeni receta të ndryshme si dhe shumë gjëra të tjera.
Me fjalë të tjera kjo është “lifestyle” rrjeti shoqëror, që pas dy vjet ekzistimi i ka 12 milionë përdorues, nga të cilët madje 87 për qind e tyre i përkasin gjinisë femërore dhe janë nga mosha 25 deri në 54 vjet. Bazuar në numrin e madh të femrave të kyçura në të, ky rrjet ka filluar të quhet edhe rrjeti shoqëror për femra.
Mesatarisht secili përdorues i tij i kalon nga 98 minuta në muaj në të, ndërsa “Pinterest” është rrjeti që në faqen e tij sjell më shumë “trafik” sesa Google+, YouTube dhe Linkedin së bashku. Në fund të vitit 2011, është futur në mesin e top-dhjetë rrjeteve shoqërore dhe në mesin e 50 sajteve më të mira, me gjithsej 11 milionë vizita në javë.
“Pinterest” i organizon interesimet ngjashëm sikur edhe “Quora”. Por derisa “Quora” merret me pyetje dhe përgjigje “të thata”, “Pinterest” të gjitha i prezanton me fotografi, si dhe ofron tema dhe sqarime të shumta të cilat mund t’iu hyjnë në punë të gjithëve./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger