Rritje e çmimeve të memorieve - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Rritje e çmimeve të memorieve

Rritje e çmimeve të memorieve

Written By Edi on Friday, March 16, 2012 | 3:15 PM

Gjatë këtij muaji pritet rritje e lehtë e çmimeve të memorieve DRAM. Sipas burimeve nga industria, çmimet momentale të memorieve DRAM shkojnë nga 1 dollarë për gigabit, derisa çmimet për kontrata pritet që gjatë marsit të rriten për 5 ose 10 për qind.

Rritja e çmimeve është e pritur për shkak të falimentimit kohë më parë të kompanisë japoneze Elpida, që ka si rezultat më pak prodhimtari dhe më pak stoqe në zinxhirin e distribucionit.

Shumë njerëz kanë pritur që çmimet të rriten shumë më shumë me daljen e Elpidas nga ky biznes, derisa kjo rritje e lehtë prej dhjetë për qind arsyetohet me kërkesën e dobët për çipat DRAM kështu që prodhuesit e kompjuterëve OEM kanë hequr dorë nga përtëritja e stoqeve të tyre të çipave të memories.

Rritja e popullaritetit të kompjuterëve tablo gjithashtu nuk po ju shkon për dore prodhuesve të moduleve të memories, të cilët zakonisht përdoren tek kompjuterët klasik dhe ata portativ – në kompjuterët tablo memoria RAM, CPU-ja, GPU-ja dhe komponentët e tjerë kryesisht janë të integruar në një çip SoC./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger