Procesorët me shumë bërthamë vetëm harxhojnë energji - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Procesorët me shumë bërthamë vetëm harxhojnë energji

Procesorët me shumë bërthamë vetëm harxhojnë energji

Written By Edi on Saturday, March 24, 2012 | 6:55 AM


Procesorët me dy dhe katër bërthamë që sot përdoren në telefonat e mençur, nuk janë aq të dobishëm dhe në esencë vetëm harxhojnë energjinë, ka thënë gjatë një interviste udhëheqësi ekzekutiv i Nokia-s, Stephen Elop, në prag të lansimit të modelit Lumia 800 në Kinë.

Duke marrë se telefonat e tanishëm Windows Phone dhe natyrisht ata të Nokia-s punojnë në vetëm një procesor, derisa pajisjet konkurrente që punojnë në Android kanë dy apo katër bërthamë, është e qartë se Elop në këtë mënyrë ka dashur të zvogëloj rëndësinë këtyre pajisjeve me harduer të ngarkuar.

Elop thotë se telefonat e tyre të mençur mee një bërthamë, janë po aq të fortë, nëse jo edhe më të fortë se konkurrenca, sepse jo gjithçka është në harduer të fuqishëm, por është tejet e rëndësishme optimizimi i softuerit./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger