Printer të ri me ngjyra nga HP - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Printer të ri me ngjyra nga HP

Printer të ri me ngjyra nga HP

Written By Edi on Thursday, March 1, 2012 | 10:00 AM


Kompania HP në mars do të prezantojë printerë të rinj nga vija e saj LaserJet. Bëhet fjalë për printerë me ngjyrë të dedikuar për kompani të vogla dhe të mesme. Në vijën LaserJet Pro 300 dhe 400, do të prezantohen dy modele. Printeri me ngjyra LaserJet Pro 300 M351 përveç kompanive të vogla dhe të mesme, dedikohet edhe për përdorim shtëpiak.

Modeli më i përparuar, po ashtu me ngjyra, me shenjën LaserJet Pro 400 M451, sjell shpejtësi më të madhe në shtypjen e dokumenteve. Po ashtu, vijnë edhe dy pajisje për përdorim të gjerë me ekran 3.5 inç të ndjeshëm në prekje.

Modeli LaserJet Pro 300 MFP M375 ofron mundësi shtypje, skanimi, kopjimi dhe faksimi. Modeli i përparuar LaserJet Pro 400 MFP M475, ofron të njëjtat mundësi, por me shpejtësi dhe kapacitet më të madh të shtypjes./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger