iPad i paprekshëm, Kindle Fire konkurrenti më i rrezikshëm - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » iPad i paprekshëm, Kindle Fire konkurrenti më i rrezikshëm

iPad i paprekshëm, Kindle Fire konkurrenti më i rrezikshëm

Written By Edi on Friday, March 16, 2012 | 2:47 PM

Nga IDC kanë botuar statistikat në lidhje me tregun e kompjuterëve tablo për tre muajt e fundit të vitit të kaluar, por këto të dhëna kanë konfirmuar atë që tashmë dihej – iPad edhe më tutje është i paprekshëm, por Kindle Fire i Amazon është treguar si konkurrent i madh, i cili Apple-s ia ka rrëmbyer një pjesë solide të tregut.

Në tremujorin e fundit të vitit 2011, janë shitur 28.2 milionë tablo, çka është një rritur për 56 për qind në krahasim me tremujorin paraprak, respektivisht 155 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2010, derisa gjatë tërë vitit janë shitur 68.7 milionë tablo.

Edhe pse Apple me iPad mban më shumë se gjysmën e tregut, rreth 55 për qind, kjo shifër është ulur për çka fajtor është Amazon dhe tabloja e saj Kindle Fire, e cila për një kohë të shkurtë që kur është paraqitur në treg, ka marrë 17 për qind të tregut, me 4.7 milionë copë të shitur.

Konkurrenti i madh i Apple-s, Samsung, mban pozitën e tretë me më pak se 6 për qind të tregut, derisa hisja e Barnes & Nobles është ulur në 3.5 për qind. Do të jetë interesant të shihet se si është situata në këtë treg në tremujorin e dytë të këtij viti dhe të shihet se çfarë ndikimi në gjendjen në treg ka bërë iPad-i i ri./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger