ASUS Eee PC 1025 Flare Netbook - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » ASUS Eee PC 1025 Flare Netbook

ASUS Eee PC 1025 Flare Netbook

Written By Edi on Friday, March 16, 2012 | 3:20 PM


ASUS ka prezantuar serinë e Netbook-ve Eee PC 1025 Flare, me procesorin e Intel-it, Atom Cedar Trail dhe me dizajn plotësisht të ri. Procesori më i ri Atom është me dy bërthamë dhe me takt pune prej 1.8GHz dhe ofron katër herë performanca më të mira grafike në krahasim me gjeneratën e kaluar, përkrah harxhimit më të vogël të energjisë.
Mbështet deri në 2 GB DDR3 të memories punuese dhe hard-disqet me kapacitet deri në 500 GB. Pronarët e këtyre Netbook-ve mund të përdorin edhe ASUS WebStorage për ruajtjen e të dhënave, ndërsa në dispozicion kanë 3 GB hapësirë. Ekrani i tij është LED me rezolucion 1024 x 600.
Eee PC 1025 ka teknologjinë ASUS Super Hybrid Engine II me Instant On, e cila mundëson që nga gjendja ‘sleep’, në regjimin punues të kalojë për vetëm 2 sekonda. Përveç kësaj, në gjendjen ‘standby’ mund të mbetet deri në tre javë.
Riprodhimi i video-materialeve në HDTV në rezolucion të plotë HD 1080p, është i mundur falë konektorit HDMI, ndërsa Eee PC 1025 mbështet edhe Blu-ray 2.0. Opsione të shumta për lidhje përfshijnë edhe USB 3.0, DLNA dhe Wi-Fi Direct si dhe kamerën 1.3 MP.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger