Telefonat e zgjuar kanë tejkaluar kompjuterët - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Telefonat e zgjuar kanë tejkaluar kompjuterët

Telefonat e zgjuar kanë tejkaluar kompjuterët

Written By Edi on Tuesday, February 7, 2012 | 7:31 AM

Canalys, një kompani hulumtuese publikoi një raport në të cilën thuhet se numri i shitjeve të telefonave të zgjuar është më i madh se numri i atyre për kompjuterët personal.

Sipas Canalys, në vitin 2011 ishin porositur 488 milionë telefona të zgjuar, përderisa numri i kompjuterëve personale ishte 415 milionë. Interesante në këtë raport është ajo që kjo kompani hulumtuese ka futur tek numri i kompjuterëve personal edhe numrin e atyre të tablet kompjuterëve.

Numri i telefonave të zgjuar në vitin 2011 është rritur për 62,6 përqind përdallim nga viti i kaluar(2010).

Apple me 93 milionë telefona të zgjuar iPhone është prodhuesi kryesor i telefonave të zgjuar. Android prodhuesit së bashku të gjith kanë shitur 238 milionë telefona të zgjuar vetëm në vitin 2011, ose 48,8 përqind nga i gjith tregu. Apple në vitin 2011 ka poseduar 19,1 përqind nga tregu, përderisa në vendin e tretë ndodhej Symbian me 16,4 përqind ose 80,1 milionë telefona të zgjuar të shitur.

Kur bëhet fjalë për kompjuterët personal, shitjet e tyre në vitin 2011 janë rritur për 14,8 përqind krahasuar me vitin 2010, por kjo nuk është asgjë nëse marrim parasysh numrin e tabletëve në vitin 2011 ku është rritur prej 237,2 përqind.

Në viitin 2011 janë shitur 209,6 milionë laptop kompjuterë dhe 112,4 milionë dekstop kompjuterë./itshqip/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger