Prezantohet Huawei Ascend D Quad ‘telefoni më i shpejtë në botë’ - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Prezantohet Huawei Ascend D Quad ‘telefoni më i shpejtë në botë’

Prezantohet Huawei Ascend D Quad ‘telefoni më i shpejtë në botë’

Written By Edi on Monday, February 27, 2012 | 12:05 PM

Barcelonë, 27 shkurt – [MWC 2012] Huawei ka prezantuar telefonin e vet Ascend D Quad në Mobile World Congress në Barcelonë, dhe a ka krahasuar atë me Samsung Galaxy S2 dhe iPhone 4S. Huawei pretendon se Ascend D Quad është më i shpejtë, sepse ai përmban çipin e kompanisë së vetë, transmeton ItShqip.

CEO i Huawei tha se: “Ne nuk mund të shfaqim një pajisje me ekran shumë të madh për shkak se duart e njerëzve nuk janë aq të mëdha sa për të mbajtur atë.”

Ascend D Quad përmban katër njësi qendrore në CPU. Pretendohet se ky është smartphone i parë 64-bit, dhe u tha se është 49 për qind më i shpejtë se pajisjet e lartpërmendura. Do të drejtohet nga versioni i fundit i Android 4.0 Ice Cream Sandwich, CEO i kopmanisë tha se do të jetë 20 për qind më i lirë se rivalët dhe do ketë ekran me rezolucion me të lartë se iPhone.

Huawei është kompania e radhës Kineze, e cila mundohet të gjejë suksesin e zakonshëm./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger