Çfarë temperature mund të përballojn telefonat iPhone 4, Samsung Galaxy S2, Nokia... - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Çfarë temperature mund të përballojn telefonat iPhone 4, Samsung Galaxy S2, Nokia...

Çfarë temperature mund të përballojn telefonat iPhone 4, Samsung Galaxy S2, Nokia...

Written By Edi on Friday, February 17, 2012 | 3:57 PM




Çfarë temperature mund të përballojn telefonat iPhone 4, Samsung Galaxy S2, Nokia...






























Duke marrë parasysh që tek ne po mbizotrojnë temperatura nën 0, ata që mbajnë smartphone me siguri kanë pyetur se pse telefonat e tyre nuk po funksionojnë mirë.
Në Finlandë disa ekspertë kanë testuar një numër të telefonave në temperatura -40 gradë celsius.
Shumica e prodhuesve të telefona jep reklama se telefonat e tyre mund të përdoren në temperatura -20 deri +50 gradë celsius, ndërsa si psh Apple paralajmëron blerësit e saj se telefonat iPhone mund të përdoren nga 0 deri 35 gradë celsius.
"Micro PC" ka testuar disa telefona në kushte të ndryshme për të vërtetuar pohimet e prodhuesve.
Ata kanë marrë 15 telefonat më të shitur në treg në Finlandë dhe tre modele për krahasim dhe i kanë vendosur në një hapsirë ku temperatura mund të ndryshohet nga minus në plus.
Në test kanë qenë: iPhone 4, iPhone 4S, Nokia C1-01, N9-00 dhe E65, Samsung Galaxy S2, Gio, Mini HTC EVO 3D dhe të tjerë.
I pari që dështoi ka qenë Apple 4S i cili ka lajmëruar mos funksionim të sim kartelës në -5 gradë celsius si dhe Nokia N9 e cila është zbrazur. Në -10 iPhone është zbrazur dhe nuk ka mundur të funksionojë. Shumica e telefonave të lirë kanë funksionuar edhe në atë temperaturë, përveç atyre që kanë patur LCD ekrane.
Kur është zbritur temeperatura -25, shumica e smartphonave ka humbur tërë funksionalitetin, ndërsa Samsung Galaxy S2 ka funksionuar deri në -35 dhe deri në atë temperaturë ka funksionuar pa kurrfarë gabimi, mirëpo kur ka arritë në temperaturë -40 ai është fikur.
Nokia C1 dhe Nokia E65 kanë përballuar edhe këtë temperaturë dhe deri -40 kanë funksionuar pa problem.
Nëse keni ndonjë model më të vjetër, këto ditë të ftohta këshillohet ta përdorni, nëse përdorni iPhone këshillhet që këto ditë ta leni në shtëpi.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger