Aplikacioni i Office në iPad? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Aplikacioni i Office në iPad?

Aplikacioni i Office në iPad?

Written By Edi on Tuesday, February 21, 2012 | 1:07 PM

image
Sipas një raporti nga The Daily platforma Microsoft Office mund të vijë edhe për iPad.
Blogu gjatë ditës së sotme që burimet e veta thotë që një aplikacion i Microsofit do të përfshijë programet e Office si Word, Excel dhe PowerPoint dhe së shpejti do të përshihen në dyqanin e aplikacioneve Apple App Store. Blogu së pari tregoi ekzistencën e një versioni për iPad të platformës Microsoft Office në nëntorin e vitit të kaluar.

The Daily thotë që autorët e vet e kanë provuar aplikacionin e ri. Ndërfaqja e përdoruesit është e ngjashme me atë të aplikacionit të tanishëm OneNote. Ekziston një ngjashmëri me Metro, që është dizajn i ri i ndërfaqes së përdorur në Windows Phone dhe sistemin operativ për desktop, Windows 8, i cili pritet që së shpejti të lëshohet.

Sipas The Daily, Word, Excel dhe PowerPoint do të mbështeten dhe përdoruesit do të jenë në gjendje të krijojnë dhe ndryshojnë dokumentet në vend të caktuar ose online. Por blogu tha që është e paqartë nëse aplikacionet e tjera të Office do të mbështeten. /pcworldal/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger