Për kompaninë ‘Samsung Mobile’, lëvizja e kufijve nënkupton t’u ofrohet përdoruesve zgjidhje të pakufizuar dhe të siguroj ekzistimin e pajisjeve mobile të cilat do t’i përmbushin të gjitha nevojat e tyre. Dhe shembulli i lëvizjes së kufijve nga Samsung, janë pikërisht Smartphone Galaxy Note dhe tabloja Galaxy Tab 7.7.
Galaxy Note është pajisje e cila hap një kategori të re, ndërsa në tregun amerikan do të jetë në dispozicion në ofertën e AT&T. Deri tani Galaxy Note me sukses është prezantuar në mbarë botën, duke përfshirë Evropën, Azinë, Lindjen e Afërt, Kinën dhe Korenë. Galaxy Note posedon ekranin e parë dhe më të madh 5.3 inç HD Super AMOLED.
Bëhet fjalë për ekranin e gjithanshëm dhe të mençur me rezolucion të lartë, i cili mundëson përvojë të gjallë të shikimit, që është më i miri në kategorinë e vet, ndërsa në të njëjtën kohë siguron edhe bartje dhe përdorim të lehtë të telefonit të mençur derisa jeni në lëvizje.
Më tej, teknologjia e përparuar e lapsit për shkrim, i quajtur S Pen, është kombinuar me ndjeshmërinë e plotë në prekje të ekranit të Galaxy Note, për të mundësuar përvojë unike të përdorimit. Me mundësinë që në tërësi të përdorni përparësitë e ekranit të madh, përdoruesit e Galaxy Note, mund të shënojnë, krijojnë dhe këmbejnë përmbajtje derisa janë në lëvizje.
Galaxy Tab 7.7 është tabloja më e hollë dhe më e lehtë
Përkrah Galaxy Note, Samsung në panairin “CES” ka prezantuar edhe tablonë Galaxy Tab 7.7 në bashkëpunim me Verizon Wireless. Me trashësi vetëm 7.9mm dhe peshë rreth 226g, Galaxy Tab 7.7 është tabloja më e hollë dhe më e lehtë Honeycomb në treg. Galaxy Tab 7.7 është tabloja e parë në SHBA me ekranin Super AMOLED Plus, të cilin e lëviz rrjeti i fuqishëm 4G LTE e Verizon Wireless.
Përdoruesit në pëllëmbën e dorës do të përjetojnë ‘video chat’ të mahnitshëm, shfletim të shpejtë të internetit dhe procesim të pasur grafik në shpejtësitë 4G LTE, si dhe teknologjinë më të mirë dhe më mahnitëse të ekranit në treg. sikurse Galaxy Note, Galaxy Tab 7.7 po ashtu posedon certifikatën e Samsung-ut, SAFE për biznesmenë.
Disa nga karakteristikat e Galaxy Note:
Dimensionet: 146.9 x 83 x 9.7 mm
Pesha:178 g
Ekrani: Super AMOLED
Rezolucioni: 800 x 1280 pixel
Memoria: 2 GB
Karta e memories: microSD deri në 32GB
Lidhjet: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n, Bluetooth v3.0
USB: v2.0 microUSB (MHL), USB On-the-go
Kamera: 8 MP, 3264x2448 piksel, auto-fokus, LED flash
Video: 1080p@24~30fps
Sistemi operues: Android OS, v2.3.5 (Gingerbread)
Procesori: Dual-core 1.4 GHz ARM Cortex-A9
Sensorët: Akselerometër, kompas, barometër
Radio: Stereo FM me RDS
/zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !