Hulumtimet e fundit në SHBA kanë treguar se kompania Apple fiton hiq më pak se 4 herë më shumë se sa Google, kur bëhet fjalë për shitjen e aplikacioneve.
Kur krahasohet numri i pajisjeve, Androide ka më shumë se sa iPhone, por ata me strategji të shkëlqyeshme kanë arritur që të gjenerojnë të hyra të shkëlqyeshme.
Në të vërtetë, Apple e jep aplikacionin bazë falas, por të gjitha shtesat tjera i paguajnë dhe kjo ide është shpaguar shumëfish. Apple është më i mirë edhe për nga fitimi i përgjithshëm i 200 aplikacioneve me fitimet më të mëdha.
Dyqani i tyre App Store, shënon rritje të jashtëzakonshme të marrjes së aplikacioneve që kur kjo mundësi këtë vit është lejuar edhe në Kinë. Këtij suksesi i kontribuon edhe numri i aplikacioneve që ende është më i madhi në botë (rreth 600 mijë), derisa Android Market ka rreth 500 mijë./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !