Prestigio Nobile PER3172 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Prestigio Nobile PER3172

Prestigio Nobile PER3172

Written By Edi on Friday, December 2, 2011 | 6:43 AM


Prestigio ka paralajmëruar modelin e ri nga seria e vet Nobile e lexuesve të e-librave (e-book) – Nobile PER3172, i cili vjen me ekranin 7 inç TFT me ngjyra me rezolucion 800 x 480 piksel, i cili mundëson leximin e thjeshtë dhe të qartë të e-librave, gazetave dhe revistave. Ekrani anti-refleks është dizajnuar në mënyrë të posaçme për të përmirësuar leximin në një ambient me ndriçim të dobët.
Kjo pajisje mbështet formatet më të popullarizuara të teksteve, ka mundësinë e ndërrimit të madhësisë së fondit dhe të riprodhojë audio-datotekat, video-regjistrimet dhe fotot. Prestigio PER3172 posedon procesor 400 MHz ARM9 me mbështetje DSP, 2GB memorie të brendshme dhe portin për kartelat e memories microSD, e cila mundëson rritjen e kapacitetit deri në 16 GB.
Bateria me kapacitet 2100 mAh, siguron deri në 8 orë lexim dhe 30 orë dëgjim muzike. Pajisja është e hollë 11.2 mm dhe peshon 260 gramë dhe mund të futet edhe në xhep./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger