Open Office - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Open Office

Open Office

Written By Edi on Sunday, December 25, 2011 | 6:54 AM


OpenOffice.org është pako softverike për punë në zyrë, që përmban programin për tekst (Writer), programin për tabela kalkuluese (Calc), programin për prezantime (Impress), programin për vizatime (Draw) dhe programin për databaza (Base). Këto janë programe esenciale për çdo kompjuter, në të gjitha fushat e përdorimit: në administratë, në biznese, në institucione edukative, në shtëpi etj.
Në përgjithësi OpenOffice.org është pako mjaft e avancuar dhe mund të krahasohet me Microsoft Office 2003, me të cilin ka kompatibilitet të lartë. E veçanta e kësaj pakoje qëndron në faktin se OpenOffice.org është softuer me kod të hapur. Punon në sistemet operative Microsoft Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris.
OpenOffice.org është duke u lokalizuar (përkthyer) edhe në gjuhën shqipe, krahas mbi 40 gjuhëve në të cilat deri tash është lokalizuar.
OpenOffice.org mund të shkarkohet nga interneti pa pagesë nga adresa
http://download.openoffice.org/index.html.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger