Kindle Fire do të jetë lider i tablove Android - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Kindle Fire do të jetë lider i tablove Android

Kindle Fire do të jetë lider i tablove Android

Written By Edi on Thursday, December 8, 2011 | 10:23 AM


Pasi Amazon ka prezantuar tablonë e saj Kindle Fire, çmimi i të cilit është vetëm 199 dollarë, analistë të shumtë janë pajtuar se deri në fund të këtij viti mund të presim një kërkesë të madhe për këtë pajisje dhe se numri i shitjeve, mund të tejkalojë shifrën prej 5 milionë copëve.
Po ashtu, pritjet janë të mëdha edhe për vitin e ardhshëm dhe tashmë është e qartë se ky do të jetë kompjuteri tablo Android më i shituri në treg, ndërsa analisti Robert Cihra beson se gjatë vitit 2012, Kindle Fire mund të marrë 50 për qind të tregut të tablove që punojnë në sistemin operues të Google-s.
Edhe pse analistët pajtohen se Kindle Fire nuk do të ndikojë shumë në iPad-in e Apple-s dhe shitjen e tij, Cihra thotë se gjatë vitit 2012, iPad do të shitet në 14 milionë copë, në vend të 15 milionëve, sa ishte parashikuar më herët. Po ashtu, do të jetë interesant të shihet nëse Apple do të vendosë për prodhimin e tablosë më të vogël, iPad Mini, i cili do të kishte ekran 7 inç dhe do të ishte më i lirë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger