Google spastron Android Marketin - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google spastron Android Marketin

Google spastron Android Marketin

Written By Edi on Tuesday, December 20, 2011 | 11:00 AM

Google ka bërë të ditur që po vazhdon aksioni i spastrimit të Android Market, duke larguar aplikacionet malinje të klonuara. Këto aplikacione kryesisht fshihen prapa versioneve gratis të lojërave të njohura dhe të popullarizuara, dhe të cilat përmbajnë kodin i cili dërgon SMS porosi në premium shërbime të ndryshme të shtrenjta, me çka u shkaktojnë shpenzime të mëdha shfrytëzuesve. Sipas statistikave të Google, shfrytëzuesit pa e ditur këtë i kanë downloaduar këto aplikacione më shumë se 10.000 herë, ndërsa numri i aplikacioneve të larguara është ngritur në 27.
Siç pohojnë nga kompania Sophos, Android Market njihet për rregullat e dobëta lidhur me Android developerët dhe publikimin e aplikacioneve, dhe se sulmet në të do të vazhdojnë gjithnjë derisa rregullat e tilla të jenë tepër liberale./koha/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger