nVidia Maximus ARM kalorësi marshon nga qendra e të dhënave - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » nVidia Maximus ARM kalorësi marshon nga qendra e të dhënave

nVidia Maximus ARM kalorësi marshon nga qendra e të dhënave

Written By Edi on Sunday, November 20, 2011 | 9:46 AM

nVidia ka prezantuar teknologjinë Maximus të dedikuar për serverë. Bëhet fjalë për çiftëzimin e bërthamave procesorike ARM me procesorët grafikë për të krijuar një superkompjuter edhe të fuqishëm edhe kursyes. Një i tillë është në versionin prototip tashmë është instaluar në Barcelona Supercomputing Center, me 256 procesorë quad-core Tegra 3 dhe 256 GPU GeForce 520MX, i aftë për 38 Teraflops operacione. Ky superkompjuter shpenzon vetëm 1 } energji për çdo 7,5 Gigaflops fuqi.

Për zhvillimin e serverëve të bazuar në ARM tashmë flitet një kohë të gjatë, ndërsa muajt e fundit gjërat paksa janë përshpejtuar, posaçërisht pasi që HP ka bërë të ditur se është duke zhvilluar serverin e bazuar në ARM. Edhe pse ARM procesorët janë relativisht të dobët, ata janë mjaft të fuqishëm për rolet e web serverëve në ambiente cloud, ndërsa kursimi i tyre i paarritshëm energjetik vjen në shprehje pikërisht aty./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger