Malware që shfrytëzon certifikatën e vjedhur të Qeverisë së Malajzisë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Malware që shfrytëzon certifikatën e vjedhur të Qeverisë së Malajzisë

Malware që shfrytëzon certifikatën e vjedhur të Qeverisë së Malajzisë

Written By Edi on Sunday, November 20, 2011 | 9:51 AM

Një malrare i zbuluar rishtazi për sulm shfrytëzon certifikatën private të Qeverisë së Malajzisë, thonë ekspertët. Falë kësaj certifikate, softveri mundet lehtazi të anashkalojë mekanizmat mbrojtës të sistemit operativ dhe softverit për siguri. Certifikata i takon Institutit për zhvillim dhe hulumtim bujqësor, ndërsa është i vendosur në një PDF dokument të infektuar në të cilin gjenden gjoja fotografitë e gjokseve femërore. Pasi që aktivizohet, nga websajti worldnewsmagazines.org downloadin komponentët shtesë, po ashtu të nënshkruara në mënyrë digjitale.

Pasi që hackerët futën në dorë certifikatën e ISP-së holandeze, DigiNotar, kjo është edhe një goditje për arkitekturën aktuale të sigurisë PKI, e cila shfrytëzohet për këmbimin e sigurt të përmbajtjeve online. Fatkeqësisht, ky rast nuk është i vetmi, sepse teknikën e ngjashme e shfrytëzojnë edhe Stuxnet, Duqu, ndërsa në mesin e viktimave të hackerëve u gjetën edhe organi malajzias për dhënie të certifikatave, si dhe një tjetër ISP holandeze, Corporate Market.

Certifikata kontestuese ka skaduar që në shtator, ndërsa organi malajzias për ndarjen e tyre ka njoftuar që moti për vjedhjen e saj./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger