Logitech heq dorë nga Google TV - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Logitech heq dorë nga Google TV

Logitech heq dorë nga Google TV

Written By Edi on Friday, November 18, 2011 | 4:19 AM


Nga Logitech kanë bërë të ditur se do ta ndërpresin prodhimin e boksit Revue Set-Top me Google TV, edhe pse në këtë kompani kanë deklaruar se planet në lidhje me Google TV, u kanë sjellë më shumë se 100 milionë dollarë fitim.
Pasi do të shiten modelet momentale, më nuk do të prodhojnë pajisjet e reja STB me Google TV, për të cilin kanë thënë se është revolucionar, por në realitet tregu ende nuk është i gatshëm për përdorim masiv.
Në Logitech e kanë pranuar se gjithsesi kanë gabuar kur kanë menduar se do të ketë rende të gjata të blerësve, të cilët për festat e fundvitit do të blejnë këtë pajisje për një çmim prej 300 dollarëve.
Përmirësimi i parë i madh i Google TV ka arritur vetëm pas një viti pas lansimit, ndërsa edhe pse ofron përmirësime të shumta, duke përfshirë edhe aplikacionet për Android, ajo ka arritur tepër vonë për Revu, çmimi i të cilit në gusht është ulur në 99 dollarë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger