Kur duhet të formatizoni një kompjuter që ka Windows? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Kur duhet të formatizoni një kompjuter që ka Windows?

Kur duhet të formatizoni një kompjuter që ka Windows?

Written By Edi on Tuesday, November 8, 2011 | 2:51 AM

image
Kur instaloni një sistem operativ Windows në një kompjuter, ai mund të funksionojë mjaft mirë për shkak të sistemit të ri të tij të skedarëve dhe çelësat e freskët të regjistrit. Me kalimin e kohës, kjo shpejtësi vjen duke u ngadalësuar për shkak të shtimit të shumë hyrjeve në regjistrin e vet. Me fjalë të tjera, sa më shumë aplikacione që instalohen në një kompjuter që ka Windows, puna në të do të ngadalësohet.
Në të shumtën e rasteve, përvoja juaj reduktoi shpejtësinë e punës për shkak të shfrytëzimit të memories dhe procesorit nga aplikacione që nuk janë thelbësorë. Gjithashtu, mund të ndodhë që ju i instaloni aplikacionet që nuk ju duhe, por ende, për shkak të hyrjeve në regjistrin e sistemit Windows, puna juaj ka pësuar rënie në shpejtësi. Nëse e gjeni që shpejtësia mesatare e procesorit është mbi 25% deri në 30%, kjo thjesht nënkupton që diçka nuk është mirë me sistemin tuaj operativ dhe ai kërkon formatizim dhe riinstalim. Ju mund të vëzhgoni përdorimin e procesorit dhe memories duke përcjellur hapat e mëposhtëm:
1) Kyçuni në kompjuter me ndonjë llogari (pothuajse çdo përdorues mund të shohë përdorimin e CPU-së dhe memories pa pasur nevojë për të drejta të veçanta).
2) Në shiritin e poshtëm në Windows (në taskbar), shtypni me të djathtën e miut dhe zgjedhni "Start Task Manager". Në dritaren e re shkoni tek tabi "Performance" për ta parë paraqitjen grafike të përdorueshmërisë së procesorit dhe memories. Përdorimin e procesorit mund ta shihni në shiritin e kësaj dritare, në pjesën e poshtme, e cila paraqitet me përqindje.
Pasi ta keni parë, ju keni nevojë që të mendoni dhe në fund të merrni masa për të zgjidhur këtë çështje.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger