Ende vazhdon lufta virtuale në mes të hakerëve shqiptarë dhe atyre serbë. Mbrëmë ishte vënë jashtë funksioni uebfaqja e restorantit personal të tenistit serb, Novak Djokovic.
Ende vazhdon lufta virtuale në mes të hakerëve shqiptarë dhe atyre serbë. Mbrëmë ishte vënë jashtë funksioni uebfaqja e restorantit personal të tenistit serb, Novak Djokovic.
Sipas artikullit të postuar në indeksonline, në faqen novakcafe.rs është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa përgjegjësinë për këtë veprim e ka marrë “Tetova Hackers Team” (Ekipi i Hakerëve Tetovarë).
Gjatë të premtes nga hakerët serbë ishte rrëzuar uebfaqja zyrtare e EULEX-it, ndërsa së fundi ishte sulmuar edhe uebfaqja e Bashkisë së Tiranës. Në anën tjetër, hakerët shqiptarë kanë sulmuar faqet e Manastirit të Studenicës, Radio Nishit, Magazinën Novo, Partinë Socialiste Serbe etj.
Tani, uebfaqja e restorantit personal të këtij tenisti serb i është kthyer gjendjes normale./induksion/kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !