Sulmohet kanali i Microsoft në Youtube - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Sulmohet kanali i Microsoft në Youtube

Sulmohet kanali i Microsoft në Youtube

Written By Edi on Monday, October 24, 2011 | 1:32 PM


Dje ishte hakuar kanali zyrtar i Microsoft në youtube, dhe ishte fshirë e gjith përmbajtja e Microsoft, softuerit gjigant. Sfondi i kanalit ishte ndryshuar, me titull “Predator Cinema”, kurse hakeri kishte lërë dhe një mesazh ku thuhet: “Nuk bëra asgjë të keqe, vetëm u futa në llogarinë time të cilën krijova në vitin 2006″, raporton GeekWire.
Hakimi ishte konfirmuar edhe nga Microsoft të cilët akoma punojnë për të rikthyer videot, pasi arritën të rikthejnë llogarinë. Numri i tash më videove të rikthyera është 59. Microsoft në kanalin e tij në youtube ka mbi 8 milionë shikime, dhe rreth 25.000 abonues.
Ky është sulmi i dytë më i madh në kanalet e YouTube pasi javën e kaluar ishte sulmuar edhe Kanali i Sesame Street, kurse videot e dedikuara për audiencën e të rinjëve ishte zëvendësuar me përmbajtje pornografike.
Tani shtohet pyetja sa ka siguri dhe mbrojtje në Youtube për përdoruesit e thjeshtë, posaqërisht masat e sigurisë të cilat (nuk) i merr për llogaritë e korporatave, edhe pse Google gjithmon e cek verifikimin e dyfisht për llogaritë e tyre./itshqip/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger