Hakerët serbë, të cilët ditë më parë ndërmorën ofensivë kundër faqeve shqiptare, tashmë kanë sulmuar edhe ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës.
Në ueb-faqen http://www.kuvendikosoves.org/ është vendosur në një pjesë të sajën himni i Serbisë, është deformuar e tërë faqja si dhe mungojnë shumë shënime në të.
Ndërkaq, përgjegjësinë për sulmin në këtë faqe, edhe kësaj radhe e kanë marrë grupi i hakerëve serbë, të quajtur “HcSecurityTeam”.
Ata, ndoshta për t’i nënçmuar për punën që po bëjnë, kanë publikuar gjithashtu edhe listën e emrave të administratorëve të ueb-faqes së Kuvendit.
Ditë më parë, ky grup i hakerëve serbë, kishin sulmuar edhe serverin e Ipko-s, sikurse edhe mbi 100 faqe tjera shqiptare, ku në mesin e tyre kanë qenë Termokos.org, Raiffeisen-kosovo.com, Radiokfor.com e shumë të tjera. /zëri/Kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !