Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S

Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S

Written By Edi on Monday, October 10, 2011 | 1:20 PM

Kompania UBM Techinsights ka bërë një analizë të pjesëve nga të cilat përbëhet iPhone i ri. Sipas vlerësimit të tyre, iPhone 4S me 32 GB në prodhim kushon 203 dollarë (vetëm pjesët).

Pjesa më e shtrenjtë, me çmim prej 38 dollarësh, është memoria flash me kapacitet prej 32 GB. Pason ekrani i cili kushton 31 dollarë, dhe më pas procesori A5 çmimi i të cilit vlerësohet në 26 dollarë. Kamera në modelin e ri është më e shtrenjtë për katër dollarë, ndërsa modulet për komunikim pa tela tetë dollarë.

Çmimet e pjesëve të iPhone 4 tashmë të “vjetër” me kapacitet prej 8 GB vlerësohen në 156 dollarë. Analistët besojnë që Apple me çmimin shitës prej 100 dollarësh sakrifikon një pjesë të profitit./koha/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger