Paraqitja e parë e Dartit

Google u ka mundësuar developerëve të interesuar qasjen në versionin e hershëm të gjuhës së re programuese Dart, e dedikuar për zhvillimin e web aplikacioneve. Sipas Lars Bakut, inxhinierit softerikt për Dart në Google, kjo kompani si qëllime kryesore të kësaj gjuhe programuese thekson strukturimin dhe fleksibilitetin, sintaksën relativisht të thjeshtë në të cilën programerët tashmë janë mësuar në gjuhët tjera programuese dhe performansat e larta të ekzekutimit të kodit në browserët modernë të Internetit dhe sistemet e ndryshme – prej pajisjeve mobile e deri tek serverët.
Dart është e përshtatshme për projekte të vogla dhe të mëdha, ndërsa mund të ekzekutohet në dy mënyra themelore. E para është përmes makinës virtuale (Dart VM do të mund të bëhej pjesë e broswserit Chrome) ose përmes JavaScript engine, me ç’rast compileri i posaçëm do të përkthente urdhëreat e Dart në JavaScript. Kjo gjuhë tani për tani vjen me disa biblioteka dhe vegla bazë për kontroll, përkthim dhe ekzekutim të kodit të Dart, ndërsa të interesuarit mund t’i shikojnë të gjitha vetë brenda browserit të Internetit në adresën zyrtare, http://ëëë.dartlang.org/.
koha/kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !