Monitorët LG IPS5, standard i ri në performanca - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Monitorët LG IPS5, standard i ri në performanca

Monitorët LG IPS5, standard i ri në performanca

Written By Edi on Friday, October 14, 2011 | 2:22 PM


LG Electronics ka prezantuar IPS5, serinë e re të monitorëve që bazohet në teknologjinë IPS (in-plane switching). Po ashtu, seria IPS5 është e pajisur me teknologjinë e mrekullueshme të riprodhimit të ngjyrave për përdoruesit biznesmenë si dhe fotografët për të cilët është e rëndësishme ndriçimi dhe fotoja realiste.
Falë panelit TN (twisted nematic), monitorët IPS5 ofrojnë një foto tejet realiste me besueshmëri të rritur të shfaqjes së ngjyrave. Monitorët e ri IPS5 sigurojnë kualitet të përparuar të fotografisë pa ndryshimin e ngjyrave.
Po ashtu, ofrojnë kënd të gjerë të shikimit, çka shikuesit i mundëson fotografi të mprehtë dhe realiste nga cilado pozitë para ekranit. Përmes mundësisë Dual Package, monitorët IPS5 mundësojnë konfigurimin e thjeshtë të ekranit tjetër, siç janë këmbimi i shfaqjes në dy pjesë apo lidhjes së monitorit tjetër me një klikim.
Teknologjia Super Energy Saving i bën monitorët nga seria IPS5 të kujdesshëm ndaj ambientit dhe teknologjikisht të sofistikuar. Këta monitorë në tregun evropian arrijnë në nëntor.>zeri>kekompjuter<
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger