Google+ nuk do të kërkojë më emrat e vërtetë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google+ nuk do të kërkojë më emrat e vërtetë

Google+ nuk do të kërkojë më emrat e vërtetë

Written By Edi on Wednesday, October 26, 2011 | 7:31 AM

Nënkryetari i seksionit të Google për shërbimet sociale, Vic Gundotra, ka bërë të ditur që në disa muajt e ardhshëm Google+ do të pushojë së kërkuari shfrytëzimin e emrave të vërtetë nga anëtarët e vetë. Për më shumë, kjo kompani ka paralajmëruar që rrjeti i saj social përveç pseudonimeve do të përkrahë edhe tipet e tjera të identiteteve – supozojmë afaristë dhe korporata, për shembull.

Deri më tani Google kishte bllokuar profilet e Google+ për të cilat kishte konkluduar që nuk kanë dhënë emrin e tyre të vërtetë, për të krijuar një atmosferë më familjare në rrjet, ku do të ishte shumë më lehtë të gjendet çdokush që e njihni në bazë të emrit.

Data e saktë kur Google do ta përmirësojë këtë nuk dihet./koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger