Gjigantët teknologjikë investojnë 4,4 miliardë dollarë në zhvillim të procesorëve - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Gjigantët teknologjikë investojnë 4,4 miliardë dollarë në zhvillim të procesorëve

Gjigantët teknologjikë investojnë 4,4 miliardë dollarë në zhvillim të procesorëve

Written By Edi on Monday, October 3, 2011 | 12:34 AM

Në një deklaratë të pazakontë, IBM dhe Intel, të cilët përndryshe nuk janë në anën e njëjtë sa i përket prodhimit të procesorëve, kanë bërë të ditur që do të investojnë 4,4 miliardë dollarë në krijimin e hubit për hulumtime dhe zhvillim në qytetin Albeny të New Yorkut, bashkë me Samsung, Global Foundries dhe TSMC. Arsyeja është investimi prej 400 milionë dollarësh i shtetit të New Yorkut në zhvillimin e Kolegjit për nanoscale inxhiniering dhe shkencë. Dhe dëshira e zyrtarëve të këtij shteti që ta shndërrojnë në një vend të zhvillimit të prodhimeve high-tech. Vlerësohet që investimet e përbashkëta do të krijojnë 2.500 vende të reja pune teknologjike. Bashkimi i kësaj elite high-tech është dëshira që të kapërcehen barrierat teknologjike për prodhimin e gjeneratave të ardhshme të procesorëve, që po bëhet detyrë gjithnjë e më e vështirë dhe që kërkon bashkëpunim.

Pjesa e parë e investimit do të udhëhiqet nga IBM dhe partnerët, ndërsa ka të bëjë me prodhimin e dy gjeneratave të ardhshme të procesorëve kompjuterikë, ndërsa e dyta, e udhëhequr nga Inteli në bashkëpunim me kompanitë tjera të sipërpërmendura, do të orientohet në konvertimin e procesit ekzistues mjaft të përhapur 300-nanometërsh në 450 nm.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger