Facebook, 600 mijë hakersa në ditë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Facebook, 600 mijë hakersa në ditë

Facebook, 600 mijë hakersa në ditë

Written By Edi on Sunday, October 30, 2011 | 4:06 AM

Facebook synon të përforcojë sigurinë. Gjatë prezantimit të “Trusted Friends”, programi i kontrollit për të shmangur hyrjet ilegale, Facebook ka njoftuar se hakersat që përdorin emrat dhe fjalëkalimet e të tjerëve janë rreth 600 mijë në një miliard hyrje që bëhen cdo ditë në rrjetin social. Faqja është në gjendje të numërojë hakersat e disa adresave falë një seri pyetjesh me kleckë.
“Edhe pse shifra përputhet në 0.06 për qind të totalit, është gjithësesi shumë e lartë”, kanë deklaruar burime pranë Facebook.
Sipas informacioneve të rrjetit televiziv MSNBC, grabitja e identitetit është një problem tepër serioz. Vetëm pak kohë më parë një gruaje iu vodhën 2 mijë dollarë nga një person që kishte arritur të hynte në profilin e motrës së saj dhe duke u hequr si ajo.
Ndërsa një nënë ka treguar se shokët e shkollës së të birit kanë përdorur profilin e tij për të publikuar foto pornografike.
Ndërkohë, nga rrjeti social deklarojnë se janë krenarë për hapat përpara lidhur me sigurinë, por theksojnë se rreziku mbetet i madh: “600 mijë mashtrues në ditë janë shumë”./infokosova/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger