Tytan CG8565 para së gjithash ka shtëpizë të inspiruar për nga pamja nga nëndetëset stealth me reaktorë nuklearë (më herët Asus thoshte që është inspiruar nga bombarduesit stealth, që i përshtatet më shumë pamjes, por duket se ekspertëve të marketingut u është dukur më cool nëndetësja). Prej karakteristikave tjera të rëndësishme veçohen procesorët Core i5 dhe i7 të gjeneratës së dytë, deri 32 GB memorie RAM dhe GeForce GTX 560Ti me 1 GB memorie ose GTX 590 me 3 GB memorie, varësisht se sa para jeni të gatshëm të shpenzoni për kompjuter.
Përveç këtyre, ka edhe tastin për overclockim instant, si dhe kartela e zërit Asus XONAR, e ngarkuar për zë tejet të pastër të të shtënave, eksplodimeve, piskamave, etj. Tytan CG8565 do të kushtojë hiç më pak se 3260 euro.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !