“Apple” fiton betejën me “Samsung” - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » “Apple” fiton betejën me “Samsung”

“Apple” fiton betejën me “Samsung”

Written By Edi on Friday, October 14, 2011 | 2:28 PM

Një gjykatë australiane ka ndaluar përkohësisht shitjen e kompjuterave të sheshtë të markës “Samsung Electronics” në Australi.
Vendimi është marrë pasi kompania “Apple” ka fituar betejën ligjore me kompaninë koreano-jugore, lidhur me disa ide për kompjuterët e llojit “touchscreen”.
“Apple” ka akuzuar “Samsung” se ka kopjuar teknologjinë e saj me modelin “Galaxy Tab 10.1”. Dy kompanitë janë angazhuar në beteja ligjore në nëntë vende të botës.
“Samsung” është një nga rivalët më të fortë të “Apple” në prodhimin e celularëve dhe kompjuterëve të tipit “smart”.
Vendimi i gjykatës federale kërcënon të dëmtojë pozitën e “Samsung” në tregun australian, pasi do të mungojë edhe në periudhën e rëndësishme të Krishtlindjeve.
Dy kompanitë janë në konflikt lidhur me ekskluzivitetin e ideve që prej muajit prill. Ato akuzojnë njëra-tjetrën se kanë shkelur të drejtat e ekskluzivitetit.
“Apple” ka fituar tashmë një proces në Gjermani, vendi me ekonominë më të fuqishme të Evropës, duke ndalur shitjen e “Galaxy Tab 10.1”.
Javën e kaluar, “Samsung” deklaroi se do të përpiqej të ndalonte shitjen e “iPhone 4S” të “Apple” në Francë dhe Itali, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të patentës së transmetimit të teknologjisë 3G.
Vendimi i gjykatës australiane vjen pak ditë pasi kompania humbi drejtorin ekzekutiv të saj, Steve Jobs, i cili ndërroi jetë për shkak të një arresti në frymëmarrje, të shkaktuar nga kanceri në pankreas.
Gjithashtu, një ditë para vdekjes së Jobs, kompania gjigante prezantoi modelin e ri “iPhone 5”.
Kompania prestigjioze, tashmë “jetime”, është ndërkohë në një betejë gjyqësore edhe me kompaninë tajvaneze të prodhimit të qarqeve elektronike, “Via”. >Koha>Kekompjuter<
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger