Para disa ditëve në verzionin beta të iTunes 10.5 u zbulua emri i iPhone 4S, tani në verzionin e njejtë ishin zbuluar disa vargje të cilët vlersojnë mundësinë e Apple që për një kohë të shkurtër të ofrojë aplikacione me qira.
Siç mund të shihet në këto vargje, përdoruesit së shpejti do të mund të shkarkojnë aplikacione me qira për një periudhë të caktuar, ku pasi të kalojë periudha e caktuar aplikacionet në mënyrë automatike do të fshihen. Për fat të keq, në mes vargjeve nuk ka asnjë informacion në lidhje me atë se sa do të kushton qiraja dhe sa kohë do të jetë në dispozicion. Kjo me të vertetë do të ishte e dobishme për gjith ato të cilët njëher dëshirojnë të testojnë aplikacionet para se ti blejnë ato.
Ngjashëm edhe si misteri rreth iPhone, Apple sigurisht do të sqaron edhe këtë spekulim së shpejti./itshqip/Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !