Sony në Tokyo Game Show ka bërë të ditur se lodra e saj e re, PS Vita, do të arrijë në shitoret japoneze më 17 dhjetor të këtij viti, që është rreth një muaj vonesë nga data e pritur më herët. Sa i përket çmimeve, modelet me opsionin 3G do të kushtojnë 389 dollarë, ndërsa versionin WiFi do të kushtojë 324 dollarë.
Kjo konzolë do të arrijë me 26 tituj, ndërsa në tre muajt e ardhshëm kjo shifër do të duhej të ngrihej në madje 100. Japonezët do të mund ta rezervojnë qysh prej 15 tetorit.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !