Viruset - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :

Viruset

Written By Edi on Monday, September 19, 2011 | 12:33 PM


Virusi është një program i vogël, i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo të shkatërroj gjithë sistemin e eksploatimit. Por dëmet mund të jenë të ndryshme, ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata që sulmojnë "miun" apo tastierën, disa të tjerë pengojnë disa programe të funksionojnë normalisht, por më të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun. Në fillim të viteve '60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojnë një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojnë njëri-tjetrin. Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu u vunë bazat e virusit. Termin virus e përdori për herë të parë profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të riprodhohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatik.
Çfarë janë viruset?
Virus është skedë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterave për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Virusi i parë informatik "Brain"
Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program, i cili sulmonte boot sektorin e disketës dhe të hard diskut. Qëllimi i tij nuk ishte që ti shkatërronte të dhënat, por vetëm të afishojë një reklame të tyre! Vetëm pas dy vjetësh lajmërohet antivirusi i parë për ta ç'aktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetëm disa orë për ta gjetur antivirusin.
Me shfaqjen e virusit Melissa merr fund epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në mënyrë manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur në një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në bllokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjutera./Lost Planet / Kekompjuter .
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger