Sistemi Operativ Bada do të jetë me kodë të hapur. - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Sistemi Operativ Bada do të jetë me kodë të hapur.

Sistemi Operativ Bada do të jetë me kodë të hapur.

Written By Edi on Sunday, September 25, 2011 | 11:53 AM


Sipas Wall Street Journal, Samsung vitin e ardhshëm sistemin e tij operativ Bada do ta bëjë me kodë të hapur. Samsung tash më një kohë të gjatë ka deklaruar se nuk planifikon të blej sistem operativ mobil, pasi dolën spekulimet se ka mundësi Samsung të blejë sistemin operativ të kompanisë HP, WebOS.
Arsyeja për këtë lëvizje nga Samsung që të lirojë kodin e Bada-s, është pëshkak lëvizjes së Google-s për ta blerë Motorola Mobile, dhe me të duke i dhënë përparsi Motorola-s në përdorimin e Android. Kjo lëvizje nga Samsung do të kontribojë që të zvoglohet numri i paisjeve personale të cilët përdorin Android, dhe me këtë kjo kompani mos të jetë aq i varur nga ky sistem operativ.
Suksesi i Android është përshkak se është i lirë për përdorim, duke iu përshtatur nevojave të prodhuesve të ndryshë, dhe zhvilluesit janë më të lirë që të krijojnë një numër të madh aplikacionesh. Samsung shpreson që nëse ndiq hapat e Google-s, do të ketë sukses që ti tërheq zhvilluesit të krijojnë aplikacione për këtë sistem operativ, dhe me të të fiton më shum përdorues. Momentalisht egzistojnë vetëm 3.000 aplikacione për Bada, derisa për Android dhe iOS egzistojnë më shumë se 1.000.000 aplikacione./itshqip/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger