Pas një periudhe të gjatë të qetësisë, kompania “Notion Ink” përsëri “u zgjua” dhe e paralajmëroi se tabloja e tyre Adam do të vihet në funksion, as më pak e as më shumë, por me versionin e ri të Android-it, të emërtuar “Ice Cream Sandwich”, shkruan “SlashGear”.
Platforma e re, sipas paralajmërimeve në treg do të lëshohet në fund të tetorit, ndërsa tabloja Adam do të arrijë në nëntor. Se kjo është e vërtetë mund të bazohemi edhe në fjalët e presidentit të “Google-s”, Eric Schmidt-it, i cili në javën e kaluar pohoi se tetori apo nëntori janë afati i fundit për lansimin e versionit të ri të Android-it.
Spekulohet se pajisjet me gjeneratën e re të këtij sistemi operativ do t’i vënë në funksion çipat “OMAP” të kompanisë “Texas Instruments”./zeri/Kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !