Metro versioni i versionit të ardhshëm të browserit Internet Explorer 10 nuk do të ketë përkrahjen për pluginë, por do të mbështetet ekskluzivisht në HTML5. Versioni Metro i këtij browseri do të paraqitet në modin full screen brenda interfejsit Metro dhe do të jetë i përshpejtuar tërësisht me GPU, sikurse edhe pjesa tjetër e interfejsit, ndërsa vendimi i Microsoftit vjen nga arsye të dyshimta të ngjashme me ato të Steve Jobs kur kishte ndaluar integrimin e Flashit në platformën iOS – sipas Dean Hachamovitch, shfrytëzuesit, shfrytëzuesit pa Flash do të shijojnë bateri më të qëndrueshme, do të kenë rrethinë më të sigurt browsimi dhe stabilitet të shtuar të sistemit. Ups!
IE10 do të ekzistojë edhe në versionin klasik për desktop dhe ndryshimet e versioneve do të mund të bëhen duke klikuar në një buton. Nëse shfrytëzuesi viziton faqe me pluginë, IE10 do të kalojë në modin kompatibil të punës, ku pluginët do të jenë në dispozicion dhe do të paraqitet përmbajtja.
Ky gjithsesi nuk është lajm i mirë për Adoben, por pasi që interfejsi Metro është i dedikuar, në rend të parë, për tabletë dhe laptopë me touch interfejs, mbetet të shihet se a do të thotë edhe fundin e jetës së platformës së popullarizuar edhe në desktop.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !