Linux - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :

Linux

Written By Edi on Monday, September 19, 2011 | 12:39 PM


Linux (edhe GNU/Linux) është një sistem operativ i lirë për përdorim për kompjuter, i cili është shumë i ngjashëm me UNIX. Për herë të parë u vu në përdorim në vitin 1991, kur autori i Linux-Kernel, Linus Torvalds e publikoi versionin e parë. Ky sistem është i përbërën nga pjesë të ndryshme, të cilat sot zhvillohen nga programues të ndryshëm në mbarë botën. Nëse flitet për Linux duhet te zbulohen dhe origjinat e tij, pra UNIX. Në vitet 60' ndihej mundesia për te krijuar nje sistem operativ praktik dhe te fuqishëm. Për këte u krijua dhe projekti Multics, por për fat te keq nuk pati shume sukses dhe kështu një nga anëtarët e Multics "Bell Labs" hoqi dore nga projekti dhe me pas u impenjua duke krijuar sistemin e tij te quajtur UNIX.
Ne fillim UNIX shpërndahej falas dhe u përhap në shumë Universitete, me vone u implementua dhe TCP/IP(protokolli aktual i rrjetit) dhe UNIX filloji të bëhej gjithmonë e më i fuqishem. Në vitin 1990 kishte nje rol shumë të rëndësishëm në tregun e serverave, sidomos të universiteteve. Studentët dëshironin ta kishin dhe në kompjuterat e tyre në shtëpi, por për fat të keq UNIX ishte bërë komercial dhe shumë i shtrenjtë. Ne fakt ekzistonin dhe versione të lira si Minix,386BSD, NetBSD, FreeBSD dhe OpenBSD, por ishin akoma në hapat e para dhe përdoruesit normal hasnin vështirësi në përdorim. Në skenë në vitin 1991 merr pjesë dhe Linus Torvalds (autori Linux-it). Nga ku vjen dhe emri Linux==Linus His Unix. Linus kishte përdorur UNIX në Universitetin e Helsinkit dhe dëshironte diçka të ngjashme ta kishte dhe në shtëpi. Meqë versionet komerciale ishin të shtrenjta filloi me Minix (nje sistem shfrytëzimi i krijuar nga Andrew Tanenbaum, ND) dhe shumë shpejt filloi të shkruajë versionin e tij.

Linux është vetëm kerneli (berthama) i një sistemi operativ, d.m.th ajo pjesë që lidh hardware dhe software, me pak fjale ai që bën që programet të punojnë. Kerneli Linux-it implementon multitasking (ekzekutimin e shumë programeve përnjeherë). Të gjithë programet me të cilët përdoruesi ose administratori ndërvepron janë në majë të kernelit. Disa janë thelbësore, si interpretuesi i komandave ose "SHELL" që përdoret për të ndërvepruar me hardware dhe software. Linux nuk i shkruajti këto programe vetë, por përdori ato falas. Shumë programe duke përfshirë dhe kompilatorin e C erdhën nga Fondacioni Për Programet e Lira ose GNU (GNU is Not UNIX). GNU kishte si synim të krijonte një sistem operativ si UNIX por falas, dhe kështu shumë njerëz i referohen Linux-it si GNU/Linux. Gjatë viteve 92' 93' Linux fitoi shumë interes dhe filloi të bëhej sistemi zëvendësues i UNIX duke përfshire dhe një sistem dritaresh grafike ose "X". Fuqia e Linux-it përqendrohet tek aftësia për tv ekzekutuar shumë programe njëkohësisht ose "Multitasking" dhe gjithashtu tek "Multiuser" d.m.th aftësia për të pasur shume përdorues.

Ne ditët e sotme ekzistojnë ato që quhen Distribucione Linux, që janë Linux (kerneli) dhe programe të shumta aplikative të bashkuar në një sistem. Dukuria më e rëndësishme që e bën Linux-in popullor është ajo që quhet "Open Source", d.m.th kod i lirë. Gjithçka mund të shihet si është ndërtuar, dmth gjithshka shpërndahet në kod burim, dhe kjo bëhet në bazë te licencës GPL( GNU General Public License)./Lostplanet/ Kekompjuter .
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger