Katastrofa e quajtur BlackBerry - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Katastrofa e quajtur BlackBerry

Katastrofa e quajtur BlackBerry

Written By Edi on Sunday, September 18, 2011 | 10:57 AM


Nuk është risi që kompanisë kanadeze Research in Motion e cila është edhe prodhuese e paisjeve BlackBerry kohën e fundit nuk po i shkojnë punët mirë, por tani janë të njohura dhe shifrat e sakta të tremujorit të dytë të këtij viti, të cilat mund të themi lirisht se janë shifra katastrofale.
Të ardhurat neto të kompanisë RIM në tremujorin e dytë të këtij viti janë 329 milionë dollarë. Në krahasim, kompania në të njejtën periudhë vitin e kaluar ka pasur 797 milionë dollarë të ardhura, një rënie e të ardhurave për 58,7%. Një rrënie të tillë nuk parashikonin as edhe analistët më pesimistë.

Çfarë do të ndodh më RIM?

Shifrat e fundit janë tregues për rënie serioze të kompanisë RIM, dhë përsëri parashtrohet pyetja për të ardhmen e kësaj kompanie. Në pako me rënien e të ardhurave, vjen edhe humbja e pjesës në treg të kompanisë: RIM kishte shitur 10,6 milionë paisje BlackBerry, që është 1 milionë më pak se që kishte parashikuar kjo kompani. Katastrofale është edhe shitja e tabletëve BlackBerry ku kjo kompani shikonte shpresa – janë shitur vetëm 200.000 nga 490.000 të parashikuara.
Ndërsa deri mediume si Gizmodo analizojnë si RIM mund të shpëtohet, kompania paralajmëroi që do të ulë koston për PlayBook tabletët./itshqip/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger