Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterave modern. Këto karta kanë në brendesi te tyre GPU-në (Graphic Processing Unit), ky i fundit është shume i ngjashëm me CPU por ndryshon në faktin që eshte i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematike që janë mëse të zakonshme në manipulimin e grafikëve. Ky optimizim është diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.Nje element tjeter i rëndësishem i kartës grafike është memoria. GPU e përdor memorien për të ruajtur rezultatet e përkohshme që asaj i duhen për të kryer operacione në mënyre sa më eficente. Kjo memorie mund të përdoret edhe për qëllime të tjera si ruajtja e imazheve të cilat do të shfaqen së shpejti në monitor. Sasia dhe tipi i kësaj memorie është një faktor shumë i rëndësishëm. Karta grafike lidhet me monitorin nëpërmjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital në analog, i cili më pas shkon tek monitori, qoftë ky CRT apo LCD.
Disa karta grafike kanë më shumë se një RAMDAC, kjo bën të mundur lidhjen e më shumë se një monitori me skeden grafike.
Duhet përmendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kanë vënë në dispozicion të përdoruesve karta grafike të cilat ndodhen në pllakën amë(motherboard), këto janë më pak të fuqishme se kartat grafike të jashtme por janë zgjidhja më e mirë për përdoruesit me buxhet të ulët si dhe në rastin e kompjuterave notebook. / LostPlanet / Kekompjuter..
Prodhuesit më të rëndësishëm të kartave grafike në botë janë:
- NVIDIA
- ATI
- INTEL
- VIA
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !