Samsung Galaxy S II është duke thyer rekorde të shitjes, dhe që nga prilli kur doli në treg është shitur në mbi 10 milionë copë në tërë botën, Rritja e shitjes së versionit të ri të telefonit të mençur, Galaxy S II është përshpjetuar që nga qershori kur u shit në mbi 5 milionë njësi, njofton agjencia “AFP”.
Mirëpo, shifrat e shitjes së Samsung Galaxy SII janë ende larg atyre të “Apple-s” dhe modelit të saj të fundit, iPhone 4, i cili vetëm në tremujorin e parë të vitit është shitur më shumë se 20 milionë herë.
Galaxy S II që nga prilli gjendet në shitje në Korenë e Jugut, nga maji në Kinë, ndërsa nga shtatori edhe në ShBA. Janë shitur rreth 3.6 milionë copë në Korenë e Jugut, 3.4 milionë në Evropë dhe 2.3 milionë në pjesën tjetër ta Azisë./Zeri/Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !