Amazon sfidon Apple me tabletin e ri - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Amazon sfidon Apple me tabletin e ri

Amazon sfidon Apple me tabletin e ri

Written By Edi on Friday, September 30, 2011 | 9:26 AM


Amazon i bën sfidë kompanisë Apple dhe të gjitha kompanive tjera prodhuese të tabletëve me qëllimin e vetëm për të mposhtur kompaninë rivale Apple.
Tableti i Amazon-it quhet Kindle Fire, i cili ndihmon në leximin e librave online. Kushton 199 dollarë, që dmth më pak se gjysma e iPad-ëve që shitet në Shtetet e Bashkuara për 499 dollarë.
Në prezantimin e tij, Drejtori i Amazon.com tha se këto janë produkte të një cilësie të lartë me çmime konkurruese. Çmimi prej 199 dollarësh ndikoi në rritjen e vlerës së aksioneve të kompanisë në Wall Street.
Por sfida nuk do të jetë vetëm çmimi. Kindle Fire ka një ekran 7 inç, dhe jo 9.5 sa ai iPad. Synimi i Amazon ishte krijimi i një pajisjeje të manovrueshme, që nuk krijon vështirësi në mbajtje.
Fire ka një opsion për të mbajtur në mend të dhenat, mund të lidhet me Wi-Fi, nuk ka foto apo videokamerë. Ai mund të ruajë 11 mijë filma apo programe televizive dhe rreth 17 mijë këngë.
Pra është një tablet elektronik që përdor sistemin operativ Android të Google për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një aparat të thjeshtë, me pak funksione.
Qëllimi i Amazon është raporti cilësi-çmim. Sipas analistëve mund të shndërrohet në një element i rëndësishëm në tregun e tabletëve elektrike.
Konkurrentët e tjerë, mes të cilëve, Samsung, Motorola dhe Blackberry nuk kanë mundur të mposhtin Apple, sa i takon shitjeve.
Specifikat e Kindle Fire:
Çmimi: 199 dollarë
Pesha: 414g
Madhësia e ekranit: 7 inç
Rezolucioni: 1024×600
Procesori: Texas Instruments OMAP 4 Dual Core
Hapësira: 8Gb
Kamerë: Jo
3G: Jo
GPS: Jo
Jetëgjatësia e baterisë: 8 orë
Shfletuesi i internetit: Amazon Silk
Sistemi operativ: Android
Specifikat e iPad 2:
Çmimi: 499-829 dollarë
Pesha: 601g-613g
Madhësia e ekranit: 9.7 inç
Rezolucioni: 1024×768
Procesori: 1GHz Apple A5 Dual Core
Hapësira: 16-64Gb
Kamerë: 1 x 0.7Mpixels (para), 1 x 0.3 megapixels (mbrapa)
3G: Po (opcional)
GPS: Opcional
Jetëgjatësia e baterisë: 10 orë
Shfletuesi i internetit: Apple Safari
Sistemi operativ: iOS

>Zeri>Kekompjuter>
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger